Hakan Çopur
06 Shkurt 2020•Përditësim: 11 Shkurt 2020
Aktori i njohur amerikan Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vdekja e Kirk Douglas u njoftua nga djali i tij Michael Douglas përmes rrjetit social Instagram.
"Vëllezërit e mi dhe unë ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Kirk Douglas u nda sot nga ne në moshën 103-vjeçare", ka shkruar Michael Douglas.
Kirk Douglas, një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, njihej për rolet e tij në filmat e paharrueshëm si "Spartaku", "Rrugët e fitores", "20.000 lega nën det" dhe "Kampioni".
Ai ishte nominuar tri herë për çmimin Oscar, por në vitin 1996 u nderua me Çmimin e Nderit nga Akademia.