Ayhan Şimşek
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) - Grupi i aktivistëve të Evropës në fund të dhjetorit planifikon të organizojë një marsh të madh nga Berlini në Halep, me të cilin do të bëjnë thirrje për dhënien fund të bombardimeve që vret mijëra civilë në qytetin sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetarja polake dhe blogerja Anna Alboth, e cila është iniciatore e idesë për AA deklaroi se pret që marshit më 26 dhjetor në Berlin ti bashkangjiten qindra qytetarë.
"Qëllimi ynë kryesor, ëndrra jonë është për të ndaluar atë që po ndodh në Halep dhe për t'u ofruar ndihmë humanitare civilëve. Kjo është esenca", tha Alboth.