Amina Zorniç
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
BERLIN (AA) - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në përmbytjet të cilat ditët e fundit kanë goditur pjesën jugperëndimore të Gjermanisë dhe Francën qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët gjermanë pohojnë se bëhet fjalë për përmbytjen më të madhe që ka goditur vendin në njëqind vitet e fundit. Ende nuk ka konfirmime zyrtare lidhur me shkallën e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Objektet e banimit dhe afariste pësuan dëme të mëdha, ndërsa popullata mbetet e kërcënuar nga rrëshqitjet e tokës. Ushtria ka angazhuar helikopterët me të cilët po transportojnë banorët në qendrat e pranimit.
Zona më e prekur në jug të Gjermanisë është Rottal Inn në pjesën juglindore të Bavarisë, ku është ngritur e ashtuquajtura "qendra për katastrofa". Është konfirmuar vdekja e katër personave.