Ahmet Emin Dönmez
18 Nëntor 2021•Përditësim: 18 Nëntor 2021
Të paktën 25 civilë kanë humbur jetën si pasojë e dy sulmeve të armatosur në qytetin Tahoua të Nigerit në kufirin me Malin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat vendase, persona të paidentifikuar kanë sulmuar dy qytezat të qytetit Tahoua.
Në këto dy sulme kanë humbur të paktën 25 civilë.
Sulmuesit e armatosur janë larguar nga rajoni pasi kanë plaçkitur ndërtesat publike si komuna dhe qendra shëndetësore të cilave më pas u kanë vënë flakën.
Për shkak se kanë pësuar sistemet e energjisë, thuhet se në qyteza aktualisht nuk ka energji elektrike.
- Brenda 7 muajve humbën jetën mbi 400 civilë
Grupet terroriste të lidhura me Al Kaedën dhe DEASH-in, që veprojnë në vendin fqinj Mali, shpesh organizojnë sulme në Burkina Faso dhe Niger.
Nigeri edhe pse organizon operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin tjetër Burkina Faso, ajo nuk mund t'i dobësojë grupet terroriste të vendosura në Mali.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), për shkak të sulmeve terroriste në Niger në tre vitet e fundit 313 mijë persona janë zhvendosur brenda vendit, kurse 235 mijë të tjerë janë strehuar në vendet fqinje.
Organizata Human Rights Watch (HRW) ka njoftuar se nga janari deri në korrik në 9 sulme terroriste në kufirin e Nigerit me Malin dhe Burkina Fason kanë humbur jetën 420 civilë.