Aydoğan Kalabalık
05 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Ushtria e Libisë njoftoi se pas pastrimit të rajonit Tarhuna nga milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit objektivi i ri tyre janë Sirte, Jufra dhe fushat e naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i operacionit Burkan Al-Ghadab të ndërmarrë nga qeveria libiane, Mustafa al-Mujie në një deklaratë për AA tha se "Objektivi ynë i ri janë Sirte, Jufra dhe fushat e naftës që ndodhen në jug të vendit".
Ushtria e Libisë sot njoftoi se ka marrë nën kontroll qendrën e rajonit Tarhuna që ndodhet rreth 90 kilometra në juglindje të Tripolit të cilën milicët e Haftarit e përdornin si qendër operacionale dhe furnizimi në sulmet kundër kryeqytetit Tripoli.
Në mediat lokale u pretendua se njësitë milice kryesore të Haftarit të emëruara si "Al-Kaniyat" në Tarhuna u tërhoqën mbrëmë në lindje të vendit.
Ushtria e Libisë ka arritur suskese të njëpasnjëshme kundër milicëve të Haftarit kohët e fundit. Brenda tre ditëve pas aeroportit ndërkombëtar të Tripolit në jug të kryeqytetit, ushtria e Libisë pasi largoi milicët e Haftarit nga zonat e banuara si Ain Zara dhe Wadi al-Rabie ajo njoftoi se ka siguruar kontroll në të gjithë kufirin e Tripolit.