Ali H. M. Abo Rezeg
20 Janar 2021•Përditësim: 20 Janar 2021
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), Yousef al-Othaimeen sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Afganistanit, Haneef Atmar bisedoi mbi procesin paqësor në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim, organizata me seli në Xheda njoftoi se temat ishin procesi paqësor në vend dhe format e mbështetjes që OBI mund t’i ofrojë Afganistanit.
Al-Othaimeen përsëriti vendosmërinë e përkushtuar të OBI-t në ofrimin e mbështetjes për popullin e Afganistanit dhe projekteve të zhvillimit në këtë vend.
Muajin e kaluar, qeveria afgane dhe talebanët rinisën bisedimet e paqes në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend.