Ekip
28 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Papa Françesku ka dhuruar 500.000 dollarë për emigrantët në Meksikë, ndërsa me qëllim që të mbështen projektet të cilat mundësojnë ushqim, vendosje dhe nevojat themelore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mjetet e fondit bamirës Peter’s Pence, do të shpërndahen në 27 projekte në 16 dioqezat meksikane dhe bashkësitë fetare.
Ndihma duhet t’u ofrohet 75.000 personave të cilët në gjashtë karvanë migrues në vitin 2018, arritën në Meksikë.
"Të gjithë këta njerëz janë të bllokuar, pa mundësi të hyjnë në SHBA dhe pa shtëpi ose mjete për jetë", theksohet në njoftim.
Gjatë disa muajve të fundit mijëra migrantë nga Hondurasi, El Salvador dhe Guatemala, me qëllim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), arritën në Meksikë. Megjithatë, mbetën të bllokuar në kufirin me SHBA-të.