Gamze Türkoğlu Oğuz
09 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
TOKIO (AA) - Parlamenti i Japonisë ka miratuar një projektligj i cili parashikon hapjen e rrugës për tërheqjen e Perandorit Akihito nga froni, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas ligjit të miratuar në parlament, perandori 83-vjeçar duhet të lërë postin brenda 3 vitesh.
Perandori Akihito la të kuptojë gjatë një fjalimi në muajin gusht se dëshiron të largohet nga froni për arsye shëndetësore. Ai do të jetë i pari pas 200 vitesh që do të bëjë këtë veprim.