Murat Temizer
05 Qershor 2023•Përditësim: 06 Qershor 2023
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi se Ukrainës "duhet t‘i ofrohet një rrugë shumë e shpejtë që shkon në NATO", transmeton Anadolu.
Duke folur për transmetuesin zyrtar të Kanadasë, CBC, Morawiecki tha se Ukraina aktualisht po lufton në emër të NATO-s, edhe pse sot ajo nuk është pjesë e NATO-s.
Kryeministri Morawiecki, theksoi se Ukraina është në mbrojtje kundër fuqisë ruse e cila mund të vendosë në rrezik shumë vende të tjera të NATO-s.
Duke potencuar se aleatët duhet të jenë më bujarë në çështjen e dërgimit të armëve ndaj Ukrainës, Morawiecki deklaroi se Ukraina meriton të jetë në NATO dhe se ndaj këtij vendi duhet të "ofrohet një rrugë shumë e shpejtë që shkon në NATO".
Morawiecki gjithashtu shtoi se lufta Rusi-Ukrainë është e lidhur me të ardhmen e Evropës.