Emre Aytekin
11 Shtator 2022•Përditësim: 12 Shtator 2022
Presidenti i Kinës, Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi mbretit të sapoemëruar britanik Charles III, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin tij, Jinping rikujtoi se ky vit është 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh mes Kinës dhe Britanisë.
Ndërsa ka dhënë mesazhin se është i gatshëm të punojë së bashku me mbretin Charles për zhvillimin e miqësisë dhe qasjes reciproke, për bashkëpunimin e shkëmbimit miqësor dhe të bazuar në dobi reciproke mes popujve të dy vendeve si dhe për të punuar së bashku për forcimin e komunikimit në çështjet globale.
Presidenti kinez, mbretit Charles i ka përcjellë ngushëllimet edhe pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.