Felix Nkambeh Tih
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
DAKAR, Senegal (AA) – Gjykata e Apelit në Senegal ka refuzuar ankesën e ish-presidentit të Çadit, Hissane Habre, me çka ai do të vazhdojë të vuajë dënimin me burg të përjetshëm për akuzat dhunim, skllavërim seksual, vrasje të paligjshme, dhe një sërë krimesh tjera kundër njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit, ankesa kishte mungesë të besueshmërisë.
Ish-presidentit Hissane Habre iu shqiptua dënimi me burg të përjetshëm në maj të vitit të kaluar, me vendim të Odës së Jashtëzakonshme Afrikane në Dakar, të cilën e kryesoi gjykatësi Gustave Kam.
Megjithatë, avokatët e presidentit të dënuar apeluan verdiktin duke kërkuar që presidenti i tanishëm i Çadit, Idris Deby dhe zyrtarë tjerë shtetëror të paraqiten në seancën dëgjimore.
Hissane Habre drejtoi Çadin nga viti 1982 deri në vitin 1990, në një regjim i cili konsiderohej i ashpër.
Në kohën kur u lexua verdikti për dënim me burgim të përjetshëm në maj, viktimat dhe familjet e të vrarëve gjatë regjimit të tij, përshëndetën vendimin, ndërkohë që nuk munguan përqafimet dhe brohoritjet në shenjë gëzimi me vendimin e gjykatës.