Hakan Ceyhan Aydoğan
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
MOSKË (AA) – Rusia ka dërguar pesë avionë ushtarakë dhe një helikopter në bazën e saj në afërsi të Yerevanit, në Armeni, bëhet e ditur nga Forcat e Armatosura të Rusisë, transmeton Anadoluu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se kanë dërguar katër avionë të llojit MiG-29 dhe një lloj MiG-29C. Krahas kësaj, është dërguar edhe një helikopter i llojit Mi-8MT.
Rusia edhe më herët ka dërguar avionë dhe helikopterë të ndryshëm në bazën e saj në Armeni.