Ali Cura
21 Prill 2022•Përditësim: 25 Prill 2022
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se në përputhje me reciprocitetin vendosi t'u japë fund aktiviteteve dhe të dëbojë punonjësit e kryekonsullatave të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë në Shën Petersburg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria, thuhet se Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë u është dërguar notë proteste dhe se është protestuar ndaj mbylljes së konsullatave dhe kryekonsullatave ruse në qytetet Klaipeda të Lituanisë, qytetet Liepaja, Daugavplis të Letonisë dhe qytetet Narva dhe Tartu të Estonisë.
Në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe për shkak se këto vende kanë ofruar ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, thuhet se është tërhequr miratimi lidhur me aktivitetet për kryekonsullatën në Shën Petersburg dhe konsullatën e Letonisë në Pskov, për kryekonsullatën në Shën Petersburg dhe konsullatën e Estonisë në Pskov dhe për kryekonsullatën e Lituanisë në Shën Petersburg.
"Diplomatët e këtyre vendeve në këto misione janë shpallur 'persona të padëshiruar' dhe se edhe personeli administrativo-teknik që nuk janë shtetas rusë "janë të papranueshëm. Të gjithë këtyre personave të theksuar iu kërkohet që të largohen nga territori i Federatës së Rusisë brenda të njëjtës periudhë kohore që është dhënë për t'u larguar nga vendi për punonjësit konsullor rusë në vendet e tyre", thuhet në deklaratë.