Aliia Raimbekova
23 Gusht 2023•Përditësim: 23 Gusht 2023
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina tentoi të sulmojë kryeqytetin Moskë me tre mjete ajrore pa pilot (dronë), transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria theksohet se "forcat e mbrojtjes ajrore ruse parandaluan në orët e natës tentativën e regjimit të Kievit për sulm terrorist me tre dronë ndaj Moskës".
Sipas deklaratës, dy prej dronëve u shkatërruan në hapësirën ajrore të rajoneve Mozhaysky dhe Khimki pranë Moskës.
"Droni i tretë u bastis me mjete ajrore të luftës elektronike dhe pas humbjes së kontrollit u përplas me një objekt në ndërtim në kompleksin Moskow City", thuhet në deklaratë.
Po ashtu në deklaratë theksohet se në sulme nuk ka pasur humbje jete.