Dildar Baykan
28 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
NEW YORK (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe militantët talebanë kanë rënë dakord që 25 shkurti të jetë data e ardhshme e negociatave të paqes mes dy palëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ku u mbajtën takimet, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se "palët kanë arritur marrëveshje të përkohshme që të takohen sërish më 25 shkurt".
Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zilmay Khalilzad, të shtunën tha se nga Doha, negociatat do të kalojnë në Afganistan.