Dildar Baykan Atalay
26 Shkurt 2022•Përditësim: 27 Shkurt 2022
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken deklaroi se ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes që të ofrojë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Blinken në një deklaratë me shkrim duke thënë se "Ukraina është një komb sovran, demokratik dhe paqedashës" ai theksoi se SHBA-ja me Ukrainën janë partnerë të ngushtë prej më se 30 vitesh pasi ajo fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.
SHBA-ja ka rritur ndihmat e saj të mbrojtjes për Ukrainën pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. "Teksa sot Ukraina lufton me guxim dhe nderin e saj kundër sulmeve mizore dhe të panevojshme të Rusisë, edhe unë duke u bazuar në kompetencën që kam marrë nga presidenti Biden, kam autorizuar Departamentin e Mbrojtjes që të ofrojë 350 milionë dollarë ndihmë për mbrojtje emergjente për Ukrainën", deklaroi Blinken.
Ai tha se me këtë ndihmë do të tejkalojë 1 miliard dollarë ndihma që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën gjatë vitit të fundit. "Kjo paketë do të përfshijë ndihmën vdekjeprurëse të mbrojtjes për të luftuar me sulmet e armatosura, sulmet ajrore dhe kërcënimet e tjera me të cilat përballet aktualisht Ukraina", tha Blinken.