Mıchael Gabrıel Hernandez
04 Shkurt 2020•Përditësim: 04 Shkurt 2020
Prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ekipi i mbrojtjes i presidentit amerikan Donald Trump u dhanë fund të hënën argumenteve në gjykimin e impiçmentit në Senatin e SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i Trumpit u bëri thirrje senatorëve që të refuzojnë dy nenet e impiçmentit të miratuara në Dhomën e Përfaqësuesve me të cilat përballet Trump, duke theksuar se presidenti amerikan është i pafajshëm për çdo keqbërje dhe fati i tij duhet t'u lihet votuesve që të vendosin në zgjedhjet e nëntorit.
"Zgjedhjet kanë pasoja. Ne të gjithë e dimë këtë. Dhe nëse nuk ju pëlqejnë politikat e një administrate të caktuar ose të një kandidati të caktuar, jeni të lirë dhe të mirëpritur të votoni një kandidat tjetër...Përgjigje janë zgjedhjet, jo impiçmenti", tha avokati i Trumpit, Jay Sekulow, para ligjvënësve të mbledhur në Senat.
Prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve, megjithatë, thanë se senatorët kanë një përgjegjësi për ta larguar presidentin nga detyra bazuar në dy nenet kundër tij: keqpërdorim të pushtetit dhe pengim i Kongresit, të dyja të lidhura me akuzat për përpjekje për ta detyruar Ukrainën për të hapur hetime ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.
Votimi final mbi hetimin kundër presidentit amerikan pritet të realizohet të mërkurën.