İbrahim Salih - Süleyman Kubeysi,Mahmut Geldi
22 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
BAGDAT (AA) Njoftohet se SHBA-të kanë ofruar ndihmë prej 20 milionë dollarësh për personat që për shkak të luftimeve mes forcave të qeverisë së Irakut dhe organizatës terroriste DAESH kanë ikur nga Felluxha, qytet ky në prefekturën Enbar në perëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, theksohet se pas thirrjes së Komisionerit të Lartë për Refugjatë pranë OKB-së (UNHCR), Washingtoni zyrtar ka dhënë ndihmë prej 20 milionë dollarësh për nevojat urgjente të mijëra personave që kanë ikur nga Felluxha.