Emel Öz
21 Prill 2022•Përditësim: 22 Prill 2022
Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një xhami në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në xhaminë shiite Sai Doken, e cila ndodhet në Mazar-e-Sharif.
Zyrtari i spitalit në Mazar-e-Sharif, dr. Ghavsuddin Enveri tha se pas shpërthimit të vdekurit dhe të plagosurit janë sjellë në spital me anë të ambulancave dhe automjeteve private.
Ai njoftoi se të paktën 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë janë nën trajtim.
Dëshmitarët okularë bënë të ditur se sulmi ishte një sulm vetëvrasës.