Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Mehmet Nuri Uçar
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
KAJRO (AA) – Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në afërsi të katedrales kryesore të Koptëve në kryeqytetin e Egjiptit Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndëtësisë bënë të ditur se 10 persona të tjerë kanë përfunduar me plagë të marra në shpërthimin i cili ndodhi jashtë kishës ortodokse të Koptëve, që ndodhet në qendër të Kajros.
Në vendngjarje kanë arritur ekipe të Mbrojtjes civile dhe ato shëndetësore të cilat po përkujdesen për të plagosurit.
Deri në këto çaste askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.