Ekip
04 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Ndërsa Spanja po përgatitet për zgjatjen e re të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19 deri më 21 qershor, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 195 njerëz të tjerë janë infektuar me koronavirus dhe pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve të diagnostikuara sot është më i ulët se 219 personat që rezultuan pozitivë të martën, por rritet më i lartë se nga e hëna dhe e diela. Gjithsej, 240.660 raste janë konfirmuar në vend deri më tani.
Ministria tha se pesë viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe shifra e përgjithshme tani është 27.133. Që nga e hëna, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur me vetëm gjashtë.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë në Spanjë është kritikuar si në vend, ashtu edhe ndërkombëtarisht, për mënyrën se si numëron vdekjet. Kritika më e madhe është se ajo vetëm shton vdekje të reja në numrin zyrtar për 24 orët para publikimit të statistikave.
Nëse ndonjë person ndërron jetë hënën, por ministria nuk merr informacionin për atë vdekje deri të enjten, ajo nuk përfshihet në shifrën e përgjithshme.
Një artikull i botuar të enjten në Financial Times i quajti të dhënat e ministrisë "të çrregullta" dhe "çorientuese".
Të mërkurën në mbrëmje, qeveria spanjolle zgjati gjendjen jashtëzakonshme, për herë të gjashtën herë, deri më 21 qershor. Sipas kryeministrit Pedro Sanchez, kjo do të jetë zgjatja e fundit.
Mediat lokale raportuan se maska dhe distanca fizike do të mbeten të detyrueshme edhe pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme.