Şenhan Bolelli
20 Mars 2016•Përditësim: 21 Mars 2016
VALENCIA (AA) - Festivali disa ditorë "Las Fallas" i cili në Valencia të Spanjës mbahet që nga shekulli i 18-të, në mbrëmjen e së shtunës u mbyll me djegien e kukullës gjigante prej druri, raporton Anadolu Agency (AA).
Kukullat dhe fishekzjarret e mahnitshme tërhoqën vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Zdrukthtarët dhe artistët kanë shpenzuar një vit punë të përkushtuar në ndërtimin e kukullave, të cilat u ekspozuan dy javë në 20 vende të ndryshme në Valencia.
Qyteti i Valencias ka paraqitur kërkesë që "Las Fallas" të bëhet pjesë në listën e UNESCO-s, si trashëgimi kulturore botërore. Me këtë rast u ekspozua një kukull e madhe në sheshin qendror.