Atila Altuntaş
10 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
STOCKHOLM (AA) - Një shkollë private ku arsimoheshin fëmijët muslimanë në qytetin Malmö në jug të Suedisë mësohet se është përfshirë nga zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë SVT mësohet se shkolla private në lagjen Jegersroomradet në Malmö ku arsimoheshin fëmijët musliman si pasojë e një zjarri pas një shpërthimi të ndodhur në mesnatën e djeshme ka dalë jashtë funksionit.
Gjithashtu theksohet se zjarri është shuar në orët afër mëngjesit nga shumë ekipe të zjarrfikëses, dhe se në ngjarje nuk ka të dëmtuar.