Mahmut Atanur
19 Tetor 2015•Përditësim: 19 Tetor 2015
PEKIN (AA) – Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes Tajvanin, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëroi qendra kineze për seizmologji, epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej shtatë kilometrash.
Ende nuk dihet nëse ka të vdekur apo të plagosur, ndërsa nuk bëhen të ditura as të dhëna për dëme eventuale materiale.