Nazir Aliyev Tayfur
20 Prill 2022•Përditësim: 20 Prill 2022
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se në 24 orët e fundit kanë rrëzuar 1 avion, 1 helikopter, 1 mjet ajror pa pilot të armatosur (dron), 5 mjete ajrore pa pilot të pa armatosur (dron) dhe një raketë lundruese të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Ajrore thuhet se Forcat Ajrore të Ukrainës vazhdojnë të shkatërrojnë gjithnjë e më shumë objektivat ajrore të armikut duke përdorur raketat anti-ajrore dhe armët kundërajrore aktuale të prodhimit vendas dhe të huaj.
Në 24 orët e fundit janë goditur 9 objektiva të pushtuesve rusë thuhet në deklaratën në të cilën thuhet: "Kemi rrëzuar 1 avion (me shumë mundësi i llojit Su-34), 1 helikopter i llojit A-52 Alligator, 1 mjet ajror pa pilot i armatosur (dron), 5 mjete ajrore pa pilot të pa armatosur (dron) dhe një raketë lundruese të Rusisë".