Mustafa Deveci
30 Shtator 2022•Përditësim: 30 Shtator 2022
Kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak në lidhje me aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia tha se vazhdojnë të punojnë dhe të çlirojnë territoret e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Yermak dha një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale gjatë ceremonisë së nënshkrimit të mbajtur në Moskë për marrëveshjen për lidhjen e rajoneve të Ukrainës Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia me Rusinë.
Ai tha se Ukraina është e bashkuar. "Ne vazhdojmë të punojmë dhe të çlirojmë territoret ukrainase. Ne nuk merremi me ata që duhet të marrin pilula", theksoi Yermak.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot nënshkroi marrëveshjet për bashkëngjitjen e rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia me Rusinë.