Ajdin Aliji
24 Tetor 2025•Përditësim: 24 Tetor 2025
Dy persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në një sulm rus në qytetin jugor Kherson, në Ukrainë, njoftoi Administrata Ushtarake Rajonale e Khersonit, transmeton Anadolu.
Ndërtesat e banimit u dëmtuan në sulm, i cili goditi zonat civile, sipas autoriteteve lokale.
Rusia filloi "operacionin e saj special ushtarak" më 24 shkurt 2022 dhe pretendoi se synon mbrojtjen e njerëzve në rajonin lindor të Ukrainës.
Që atëherë, miliona njerëz janë zhvendosur, mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre dhe qindra institucione mjekësore dhe arsimore janë shkatërruar.