Enes Canlı
06 Qershor 2020•Përditësim: 07 Qershor 2020
Ushtria libiane filloi një operacion ushtarak të për të çliruar qytetet në Libinë lindore dhe qendrore nga milicitë besnike të liderit të forcave jolegjitime Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak Abdel-Hadi Dara tha se operacioni, i emëruar si "Rruga e fitores", synon të çlirojë qytetet Sirte dhe Al-Jufra dhe qytezat Wadi Wishka, Buerat, Jarif dhe Qasr Abu Haid nga forcat e Haftarit.
Ai tha se aeroplanët luftarakë kanë goditur dy automjete ushtarake që i përkisnin Haftarit në jug të qytezës Wadi Wishka.
Nga ana e tjetër, zëdhënësi i ushtrisë Mohammed Kanunu tha se forcat qeveritare janë urdhëruar të avancojnë drejt Wadi Wishka-s dhe Sirte-s.
Ai tha se aeroplanët luftarakë të Libisë kanë kryer pesë sulme ajrore kundër forcave të Haftarit afër Sirte-s.
Të premten, ushtria libiane çliroi qytetin strategjik Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë perëndimore.
Këtë javë, ushtria po ashtu siguroi kontrollin e plotë në të gjitha zonat e kryeqytetit Tripoli, ndërsa më herët kishte rimarrë bazën strategjike Al-Watiya.
Qeveria e Libisë e njohur nga OKB-ja ka qenë nën sulm nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019.
Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i ish-udhëheqësit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate kanë dështuar për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.