Abdulbesar Ademi
07 Gusht 2025•Përditësim: 08 Gusht 2025
Turistë dhe banorë lokal kërkojnë hije dhe lehtësim teksa një valë e nxehtësisë afrikane përfshiu qytetin jugor italian Napoli, raporton Anadolu.
Disa përdornin çadra për t'u mbrojtur nga dielli, ndërsa të tjerë zgjodhën të notojnë ose të marrin rrezet e diellit pavarësisht temperaturave të larta dhe vapës së rëndë.
Autoritetet e motit në Itali lëshuan alarme për temperatura të larta në rajonet qendrore dhe jugore, duke paralajmëruar se termometri mund të arrijë deri në 40 gradë Celsius në ditët në vijim.