Burak Bir
12 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën pas zjarrit në një zonë ushtarake të enjten në qytetin bregdetar të Qipros Veriore, raporton Anadolu Agency (AA).
"Zjarri shpërtheu në një arsenal armësh brenda zonës ushtarake dhe pati shpërthime të njëpasnjëshme në pjesën lindore të Girne", shkroi Kudret Ozersay, zëvendës Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) në Facebook.
Ozersay tha se është duke bashkërenduar me zyrtarë të departamenteve ushtarake dhe policore që të merren me situatën dhe se do të arrinin në vendin e ngjarjes së shpejti.
“Sapo të ketë një informacion të besueshëm, ai do të ndajë me publikun”, tha Ozersay.
- Evakuohet popullata
“Nuk ka viktima, por disa njerëz janë lënduar nga copëza qelqi që janë shpërndarë për shkak të shpërthimeve”, tha Ozersay.
Për momentin, zjarri është ende aktiv në arsenal, hyrjet janë të mbyllura në zonë, tha ai, dhe shtoi se energjia elektrike në rajon ishte ndërprerë.
Ozersay përmendi gjithashtu se njerëzit në rajonin Arabkoy janë evakuuar në masë të madhe si masa paraprake, por zjarret nuk janë përhapur.
- Akinci dhe Tatar mbërrijnë në vend ngjarje
"Lajmi i mirë është që nuk ka humbje jete nga shpërthimet që ndodhën në arsenalin e armëve në zonën ushtarake në Girne lindore", u tha Presidenti i Qipros Veriore,
Mustafa Akinci, gazetarëve pasi mbërriti në vendngjarje së bashku me Kryeministrin Ersin Tatar dhe Ozersay.
Ai tha se nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar për momentin dhe u zotua të qëndrojë në kontakt me Turqinë dhe do të kërkojë ndihmë nëse është e nevojshme.
Akinci gjithashtu shkoi në hotelin Acapulco për të siguruar turistët dhe tha se ata që kanë fluturime në mëngjes do të dërgohen të sigurt në aeroport.
Tartar kërkoi që të ruhet qetësia dhe shpresoi që shpërthimet së shpejti do të ndalen.
Duke theksuar rëndësinë që nuk pati humbje jete, ai tha se rajoni është nën kontroll.