Ruslan Rehimov
30 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
BAKU (AA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, ka deklaruar se në një të ardhme të afërt do të fillojë shfrytëzimi i Abesheron i cili ka një rezervë të madhe të gazit natyror dhe në këtë mënyrë mundësitë për rritjen e eksportimit të gazit nga Azerbajxhani do të rriten, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai priti në një takim Sekretarin e Forumit të Vendeve që Eksportojnë Gaz (GECF), Sejid Muhammed Hysejin Adeli.
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Alijev në një fjalim të mbajtur gjatë këtij takimi, ka theksuar se vendi i tij ka bërë përparime të rëndësishme përsa i përket shfrytëzimit të puseve të gazit natyror.