Abdulselam Durdak
12 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
FRANKFURT (AA) – Banka qendrore gjermane Bundesbank ka prezantuar kartëmonedhën e re prej 20 eurosh e cila do të dalë në treg më 25 nëntor, ndërsa anëtari i Bordid udhëheqës të Bundesbankës, Carl-Ludwing Thiele, pretendon se kjo është një pikë kthesë në teknologjinë e shtypjes së kartëmonedhave, raporton Anadolu Agency (AA).
Thiele në selinë e Bundesbankës në Frankfurt prezantoi para gazetarëve kartëmonedhën 20 euroshe, dhe me këtë rast theksoi se bëhet fjalë për monedhën e një dizajni freskues dhe të karakteristikave të sigurisë. Ai shtoi se kjo banknotë ka një element të ri të sigurisë i quajtur "Portret dritarja".
"Kartëmonedha e re ka karakteristika të larta sigurie, që e bëjnë më pak të prirur ndaj falsifikimeve. Këtu veçanërisht mendoj në hologramin e ri. Kjo kartëmonedhë është pikë kthesë në shtypjen e këtyre letrave me vlerë që janë shumë më të sigurta dhe më të qëndrueshme nga të kartëmonedhat e më parshme", ka thënë Thiele.
Ai me këtë rast tha se në tregun e të hollave në vendet e eurozonës aktualisht në qarkullim janë 18,1 miliardë bankënota.
Kartëmonedha 20 euroshe ka ruajtur ngjyrën blu, por dizajni i saj është freskuar me simbolet e Evropës. Thiele tha kartëmonedhat 20 euroshe që janë në qarkullim do të përdoren edhe për një kohë, dhe pastaj do të tërheqen nga tregu.
Futja e kartëmonedhave të reja në eurozonë daton që nga viti 2002 kur edhe nisi lufta kundër falsifikimit të të hollave. Kartëmonedhat e reja 5 euroshe janë lançuar dy vite më parë, ndërsa vitin e kaluar në treg kanë dalë ato 10 euroshe.
Pritet që në periudhën e ardhshme me gjeneratën e re të zëvendësohen edhe kartëmonedhat 50, 100, 200 dhe 500 euroshe.