Emre Gürkan Abay
14 Dhjetor 2022•Përditësim: 14 Dhjetor 2022
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi mbi "mundësinë e përfshirjes" së rajoneve Chernihiv dhe Odessa të Ukrainës në Rusi dhe tha se "kjo varet nga preferenca dhe vendimi i popullit", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin Moskë, Peskov foli për gazetarët lidhur me çështjet në rendin e ditës.
Në përgjigje të pyetjes nëse do t‘i bashkohen ose jo Rusisë rajonet Chernihiv dhe Odessa të Ukrainës, Peskov tha se, "Kjo varet nga preferenca, vendimi i popullit. Qëllimi kryesor është mbrojtja e popullit të Donbas-it. Në Donetsk ka një situatë të vështirë dhe ushtarët tanë janë përqendruar në këtë".
Ai theksoi se nuk është planifikuar të mbahet ndonjë armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës për periudhën e Krishtlindjeve ose për Vitin e Ri.
"Jo, nuk ka ardhur ndonjë propozim i tillë nga askush dhe kjo çështje nuk ndodhet në rendin tonë të ditës", shtoi Peskov.
Dje, Peskov në një deklaratë bëri të njoftoi se Ukraina duhet të pranojë të "vërtetat" për bisedime të paqes dhe se "këto të vërteta tregojnë se Rusisë i janë bashkuar rajone të reja".
Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas kërkojnë tërheqjen e ushtarëve rusë nga Ukraina për bisedimet e paqes.