Yunus Girgin
11 Janar 2021•Përditësim: 11 Janar 2021
Shkalla e papunësisë në Turqi ishte 12,7 për qind në tetor, duke rënë 0,7 pikë nga viti në vit, njoftoi instituti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i njerëzve të papunë të moshës mbi 15 vjeç e më lart u ul për 391 mijë, konkretisht në gjithsej mbi 4 milionë, sipas shifrave të tetorit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas këtij institucioni, niveli i papunësisë së të rinjve në grupmoshën 15-24-vjeç ra në 24,9 për qind, me një rënie prej 0,4 pikë.
Shkalla e papunësisë në fushën jobujqësore gjithashtu ra me 0,9 pikë në 14,8 për qind nga viti në vit gjatë të njëjtit muaj.
Ndërkohë, shkalla e punësimit u regjistrua në 43,6 për qind me një rënie vjetore prej 2,3 pikë.
Në shtator, niveli i papunësisë së vendit ishte gjithashtu 12,7 për qind.