Mehmet Hatipoğlu
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
ATHINË (AA) - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur një ishull afër Greqisë por në bazë rë raportimeve të para zyrtare nuk ka të lënduar apo dëme materiale, thonë nga policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Insituti Gjeodezik në Athinë deklaroi të martën se dridhja ka ndodhur në ora 09:10 në rajonin mes ishujve Lefkada dhe Korfuz, ndërsa epiqendra është locuar 11 kilometra nga bregu i Lefkadas në thellësi prej 5 kilometrash.
Mediat lokale raportojnë se një grua gjashtëdhjetë vjeçare ka vdekur në ishullin Lefkada. Policia ka thënë se gjatë ditës do të dalë me deklaratë në lidhje me dëmet. Dridhja ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa shkollat nuk punojnë sot.