Gamze Türkoğlu Oğuz
07 Tetor 2016•Përditësim: 08 Tetor 2016
ANKARA (AA) – Një balenë arriti të shpëtojë nënën saj e cila ishte bllokuar në brigjet e ishullit North Stradbroke në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
Balena nënë ishte bllokuar në rërë 100 kilometra në jugperëndim të Brisbane.
Balena e vogël 40 minuta tentoi që të shpëtojë nënën e saj nga rëra, gjë të cilën e vërejtën edhe kalimtarët e rastit.
Në ndihmë u erdhën të punësuarit e parkut Queensland dhe Botës Detare, megjithatë, deri në ardhjen e tyre, nëna balenë me ndihmë të të voglit dhe valëve të detit arriti të shpëtohet.