Mustafa Keleş
17 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) – Shkenctarët amerikanë pohojnë se konsumimi i kafes zvogëlon rrezikun e vdekjes të shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, problemet neurologjike dhe rreziku nga vetëvrasja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "American Heart Association Journal“.
Shkenctarët gjatë 30 viteve kanë përcjellur pasojat e konsumimit të rregullt dhe të matur të disa filxhaneve me kafe në ditë tek 168.000 femra dhe 40.000 meshkuj dhe erdhën në konstatim se kafeja ulë rrezikun e vdekjes të shkaktuara nga një sërë sëmundjesh të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.
Doktoranti nga Universiteti i Harvardit, Ming Ding pohon se përbërjet bioactive të kafes ndikojnë në tajitjen e insulinës dhe përmirësojnë metabolizmin, por shton se hulumtimet doemos duhet të vazhdojnë për të saktësuar vërtetimin e lidhjes mes konsumimit të kafes dhe shkallës së vdekshmërisë nga sëmundjet e lartpërmendura.
Frank Hu, profesor nga Harvardi, paralajmëron se pasojat pozitive nga konsumimi i matur dhe i rregullt i kafes doemos duhet të mbikqyren edhe nga prizmi i të ushqyerit të shëndetshëm dhe të matur, por se rezultatet e hulumtimit kanë treguar se kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes tek njerëzit.
Veçmas paralajmërohen të kenë kujdes shtatzënat dhe fëmijët gjatë konsumimit të kafes, meqë kjo pije mund të ketë pasoja të dëmshme në këto raste.