Ajdin Aliji
25 Janar 2026•Përditësim: 28 Janar 2026
Kadir Fidan, 23-vjeçar, i cili punon natën në një kantier ndërtimi metroje, i kalon ditët duke regjistruar udhëtime në kodrat dhe shkallët e rrugëve të Stambollit, raporton Anadolu.

Fidan, i cili punon në mirëmbajtjen elektronike të automjeteve me tension të lartë në një projekt ndërtimi metroje në Stamboll, filloi të merret me çiklizëm që fëmijë në qytetin e tij të lindjes, Samsun.

Me kalimin e kohës, Fidan e zhvilloi veten duke praktikuar sportin në terren të rëndë dhe sfidues.
Ai me pasionin e tij tërheq vëmendje me një biçikletë malore që e bleu me përpjekjet e tij.