Atilla Hancı
12 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
PEKIN (AA) - Më shumë se 80 përqind e ujit burimor në Kinë është i papastërt për pije, kurse ekspertët paralajmërojnë për mundësinë e thatësirave të mëdha në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria kineze e resurseve ujore ka lëshuar një raport mbi cilësinë e ujit nga 2 mijë e 103 burime nga i gjithë vendi.
Në raport thuhet se uji nga më shumë se 80 përqind të burimeve të ujit është jo i pijshëm. Uji në 33 përqind të burimeve është i përdorshëm vetëm për qëllime industriale, kurse 47 përqind të burimeve mund të përdoret edhe për ujitje bujqësore.
Duke vënë në dukje tendencën e vazhdueshme të përkeqësimit të cilësisë së ujërave nëntokësore në Kinë, Ministria deklaroi se uji në zonën e Pekinit është shumë më i mirë se sa uji në pjesët verilindore të vendit.