Hasan Esen
03 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
TROMSO (AA) - Disa nga refugjatët sirianë që ndjejnë më nga afër ndikimet e kritikave ndaj Evropës për refugjatët kërkojnë të kthehen në Turqi. Muhammed Kara Ali i cili jeton në Norvegji ka aplikuar tre herë për tu kthyer në Turqi, ndërsa dhëndri i tij është mbytur në det teksa shkonte ilegalisht në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Politikat e zbatuara nga Norvegjia për të frenuar refugjatët kanë nisur të japin rezultate. Sipas Drejtorisë Norvegjeze të Imigracionit (UDI) në 4 muajt e fundit të vitit të kaluar numri i refugjatëve të ardhur në vend ishte 23 mijë, kjo shifër në 4 muajt e parë të 2016 ka rënë nën 1.200. Norvegjia e cila ka rritur kontrollet në kufi dhe e cila ka rikthyer në rusi një pjesë prej 5 mijë refugjatëve të ardhur nëpërmjet Rusisë, vepron ngadalë me përfundimin e aplikimeve të azilit.
Një prej personave që ka përjetuar ndikimin e kësaj politike është edhe 43 vjeçari prej turkmenëve të Sirisë, Muhammed Kara Ali i cili është vendosur në rajonin Tromso në veri të Norvegjisë. Kara Ali tha se ai fillimisht u strehua në Turqi me familjen e tij pasi lufta në rajonin ku jetonin në Keffera të Azezit nisi të tregonte ndikimin e saj. Ndërkohë 7 muaj më parë u nisën drejt Evropës me 7 mijë dollarët që kishin arritur ti mblidhnin duke punuar me fëmijët në Stamboll.
Kara Ali babai i 6 fëmijëve ka treguar se teksa kalonin për në Greqi një person ra në det dhe humbi jetën. Refugjati sirian ka vënë në dukje se për të mbërritur në Norvegji i është dashur plotësisht 17 ditë dhe ka theksuar se "kaluam shtet më shtet. Ndonjëherë duke ecur e ndonjëherë duke udhëtuar me tren".
- "Këtu po vuaj"
Ndër të tjera Kara Ali u shpreh se në Norvegji nuk është çdo gjë ashtu siç pritej. Ai ka treguar se atyre u jepet 450 kruna (48euro) në muaj, shumë e cila nuk është e mjaftueshme as edhe për mëngjes. Kara Ali që prej 7 muajsh pret i papunë miratimin e aplikimit, si dhe nuk lejohet që të dalë jashtë një territori të caktuar.