Duke fituar përvojë në riparimin e qilimave historikë me vite të tëra njohurish të akumuluara, Suat Sari vazhdon profesionin e tij me dashuri në punishten e tij në Aksaray.
Aynur Altunışık
02 gusht 2026•Përditësim: 02 gusht 2026
photo: Aynur Altunışık / AA
AKSARAY
AKSARAY (AA) - Suat Sari, i cili riparon qilima të vjetër në Aksaray të Turqisë, rikthen qilimat me vlerë materiale dhe sentimentale, të sjellë nga brenda dhe jashtë Turqisë, në gjendjen e tyre origjinale.
Pas mbarimit të shkollës fillore, Suati filloi të punonte si ndihmës në një punishte endjeje qilimash për të mësuar zanatin.
Baba i pesë fëmijëve, 58-vjeçari Suat i cili e zotëroi zanatin e tij me kalimin e kohës, e ushtroi profesionin e tij në qytete të ndryshme.
Foto : Aynur Altunışık/AA
Duke fituar përvojë në riparimin e qilimave historikë me vite të tëra njohurish të akumuluara, Suati vazhdon profesionin e tij me dashuri në punishten e tij në Aksaray.
- "Të kontribuosh në ruajtjen e qilimave historikë për sot është një gëzim i madh për ne"
Suat Sari tha për Anadolu se riparimi i qilimave është një punë e këndshme dhe e mundimshme.
Mjeshtri shpjegoi se profesioni kërkon trajnim dhe durim afatgjatë, dhe se jo të gjithë mund ta bëjnë këtë.
Duke thënë se të rinjtë nuk po tregojnë interes për këtë profesion, Suati deklaroi se ata janë ndër mjeshtrat e fundit të këtij zanati.
Foto : Aynur Altunışık/AA
Ai deklaroi se endja e qilimave ka vazhduar me vite dhe qilimat e endur me dorë kanë mbijetuar deri më sot, duke thënë: "Qilimat na sillen nga jashtë për riparim. Ato vijnë nga Amerika, Franca dhe Gjermania. Njerëzit i merrnin qilimat e tyre nga këtu në të kaluarën. Tani i sjellin këtu për t'i restauruar dhe pastruar. Njerëzit preferojnë qilimat historikë".
Mjeshtri përmendi gjithashtu se profesioni ka një aspekt nostalgjik për të, duke thënë: "Pjesa që më pëlqen më shumë në profesionin tim është kthimi në kohët e vjetra gjatë riparimit të një qilim. Shoh se si bëhej dhe mendoj për kohët e vjetra. Shëndeti im i syve është prekur nga vite pune. Por kontributi në ruajtjen e qilimave historikë është një gëzim i madh për ne".
Suati shtoi se do të vazhdojë ta ushtrojë profesionin e tij për sa kohë që të jetojë.