Dzihat Aliju
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Në Shkup sot filloi simpoziumi "Lufta e Parë Botërore, fronti i Çanakkalasë dhe rezultatet e tyre globale në 100-vjetorin", i organizuar në përkujdesjen e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në bashkëpunim me institucionet turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë simpozium i cili gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mbahet në Shkup, ndërsa më 12 dhjetor do të mbahet në qytetin e Manastirit, mes tjerash do të diskutohen çështjet "Vendi strategjik i Stambollit në mbrojtjen e Çanakkalasë", "Çështja e Maqedonisë dhe Lufta e Parë Botërore", "Propaganda e Ballkanit deri në vitin 1915 dhe rezultatet mbi Perandorinë Osmane", etj.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në hapjen e simpoziumit, tha se ndjen kënaqësi në pjesëmarrjen e tij në një simpozium të këtillë si president i vendit dhe si një akademik. Ivanov shprehu kënaqësinë e tij në lidhje me zgjerimin dhe pasurimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve. "Shumë çështje, duke përfshirë edhe këtë na lidhin me njërin-tjetrin", tha Ivanov.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Kryeministrisë së Turqisë Ugur Unal në fjalimin tha se burimi më i rëndësishëm i ngjarjeve historike dhe fatkeqësive të ndodhura në të kaluarën janë arkivat.
"Me mungesën e arkivave, pa parë regjistrat historike, në shumë të dhëna do të mungojë saktësia, nuk do të zbulohet e vërteta. Në këtë kontekst është organizuar një simpozium i këtillë në mes institucioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, me të cilën do të merren hapat për të hedhur dritë mbi përpjekjet e përbashkëta", deklaroi Unal.
Drejtor i Arkivit të Maqedonisë Filip Petrovski, në deklaratën për gazetarët potencoi se në këtë simpozium do të marrin pjesë akademikë nga 5 vende të ndryshme. Ai tha se do të trajtohen çështjet maqedonase siç janë ndarja e Maqedonisë dhe rezulltatet që dalin nga ndarja e saj pas dhe para Luftës së Parë Botërore.
Petrovski shtoi më tej se do të trajtohen çështje të shumta të cilat nuk bisedohen shpesh herë në Maqedoni. "Shumë mirë dihet se pas humbjes së Çanakkala-s në trojet e sotme të Maqedonisë gjatë tre viteve kanë qëndruar një milion njerëz ku u hap fronti maqedonas. Kjo ngjarje është e rëndësishme për Maqedoninë, për rajonin, për Turqinë por edhe më gjerësisht", tha Petrovski.
Në simpoziumi të pranishëm ishin edhe mbasadori turk në Maqedoni Omur Sholendil, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Kryeministrisë së Turqisë Ugur Unal, zëvendësdrejtori i Institutit Yunus Emre Ebubekir Ceylan, kryetari i simpoziuimit prof. dr. Cezmi Eraslan, akademikë, përfaqësues të organizatave qeveritar dhe të ftuar të tjerë. Ata pas fjalimeve të hapjes së simpoziumit, bashkërisht vizituan ekspozitën me fotografi dhe dokumente nga Lufta e Parë Botërore.