Kurbani Geyik
22 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Pas sulmeve të forcave tokësore të regjimit të Asadit dhe avionëve rus në Bajrubucak, rajon ky në Siri i cili është i banuar nga turkmenët, Ankaraja zyrtare pritet që sot të organizojë një mbledhje të lartë mbi sigurinë, ku tema kryesore pritet të jetë gjendja e turkmenëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga zyra e shtypit e Kryeministrisë së Turqisë thuhet se mbledhja për situatën e sigurisë do të drejtohet nga Kryeministri Ahmet Davutoğlu. Ajo prite të fillojë rreth orës 13:00 në rezidencën e Çankayas në Ankara.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Kryeministri Davutoğlu, është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Infiromative të Turqisë (MIT), Hakan Fidan. Në këto takime thuhet se është diskutuar mbi ngjarjet më të fundit në Siri dhe gjendjen e turkmenëve.