Hasan Tosun
28 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
VJENË (AA) - Ministrja e Jashtme austriake Johanna Mikl-Leitner tha se për të marrë nën kontroll hyrjen e refugjatëve në vend në kufirin me Slloveninë do të marrin "masa të veçanta strukturore", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja nga Partia Popullore e Austrisë Mikl-Leitner në një deklaratë për radion shtetërore Ö1 ka theksuar se do të marrin "masa të veçanta strukturore" me qëllim për të marrë nën kontroll situatën dhe për të reduktuar numrin e refugjatëve që vijnë nga Sllovenia. Duke vlerësuar se masat në fjalë komentohen si "thurrja e telave në kufi" Mikl-Leitner tha se kjo masë është për ruajtjen e rendit dhe për marrjen në kontroll hyrjet në vend, e jo për mbylljen e kufijve".
Ndërsa ndaj pyetjes se pse nuk e përdorë fjalën gardh ajo u shprehur se "sigurisht që bëhet fjalë për gardh por kjo nuk do të jetë vetëm i tillë". Mikl-Leitner, e cila javën e kaluar pati shprehur se "duhet të vendosim mur në kufijtë e Europës" nuk ka dhënë detajet se kur do të merren këto masa.
Ajo ka thënë se numri i refugjatëve të ardhur nga Sllovenia rritet vazhdimisht ku në ditë kalojnë nga 3 mijë deri në 8 mijë. "Duhet të jemi të përgatitur ndaj shifrës e cila mund të kalojë mbi 12 mijë", thotë Mikl-Leitner.
- Reagimet ndaj ministres
Kryetari i Organizatës ndërkombëtare "Amnesty International" të Austrisë, Heinz Patzelt tha gardhi është një simbol i mungesës së solidaritetit. Sipas tij, këto pengesa nuk ti ndalojnë refugjatët.
- 60 mijë azilkërkues
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Austrisë mësohet se që nga fillimi i vitit 2015 e deri më tani mbi 60 mijë refugjatë kanë kërkuar azil në Austri, ku vetëm mes 19 dhe 25 tetorit për azil kanë aplikuar 2 mijë e 493 refugjatë.
Pasi Hungaria mbylli kufijët me Serbinë dhe Kroacinë refugjatët u drejtuan drejt Sllovenisë. Autoritetet sllovene bëjnë të ditur se rreth 14 mijë refugjatë presin të kalojnë nga Sllovenia në Austri.