Hasan Tosun
19 Tetor 2015•Përditësim: 19 Tetor 2015
VJENË (AA) - Ministria e Brendshme e Austrisë ka theksuar se nuk do të pranojë më refugjatë nga Sllovenia, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se do të forcohen kontrollet në kufirin me Slloveninë. "Siguria e njerëzve mes Austrisë dhe Sllovenisë është përparësi por kjo njëherësh nuk nënkupton se të gjithë refugjatët duhet të shkojnë në Austri. Është i papranueshëm emigrimi pa kufi", kanë bërë të ditur nga ky dikaster.
Në deklaratë më tej theksohet se mes vendeve anëtare të BE-së është i zbatueshëm ligji i BE-së dhe se policia sllovene duhet të zbatojë proceduart e nevojshme ndaj refugjatëve.
Pasi Hungaria mbylli pikat kufitare me Serbinë dhe Kroacinë refugjatët u nisën në drejtim të Austrisë nëpërmjet Sllovenisë.