Dejan Maksimoviç
23 Shkurt 2017•Përditësim: 24 Shkurt 2017
SARAJEVË (AA) – Seanca e jashtëzakonshme e presidencës të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), e cila është thirrur sot nga kryesuesi i Presidencës të BeH Mladen Ivaniç, sipas tij, u mbajt, por në një moment ajo u ndërpre pasi anëtari i Presidencës Bakir Izetbegoviç u largua për shkak se ai nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me fillimin e kërkesës për rishikimin e vendimit të BeH kundër Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe pastaj të njëjtën e bëri edhe anëtari kroat Dragan Çoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Ivaniç, në një konferencë për media pas takimit ka thënë se në të gjithë ngjarjen për rishikimin e vendimit ai nuk e mbronë Serbinë, por mënyrën e vendimmarrjes brenda institucioneve të BeH.
"Bazuar në implikimet politike të cilat ka rishikimi konsiderova se kemi detyrim si Kryesi që të merremi me të. Prandaj ftova seancë të jashtëzakonshme, dhe ajo u mbajt, por Izetbegoviç nuk ishte për atë që të sqarohemi në lidhje me kërkesën për rishikim të vendimit dhe u largua nga seanca. Pas kësaj, seancën e lëshoi edhe Çoviç. Kjo do të thotë se seanca u ndërpre dhe se vendimi për kërkim të rishikimit nuk është sjellë", tha Ivaniç.
Sipas tij, rendi i ditës për të cilin kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme ka mbajtur një rrezik të caktuar, për shkak se ajo ka mund të mbivotohet.
Ai theksoi se nuk e di nëse ka ndodhur më parë ndonjë ndërprerje të seancës së Presidencës në periudhën e pas Dejtonit në BeH, dhe se implikimet janë shumë serioze, për shkak se bëhet fjalë për organin më të rëndësishëm të shtetit.
BeH në vitin 1993 ngriti padi kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi) para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ajo u miratua në vitin 1996 edhe atë në një pikë të akuzës në lidhje me shkeljen e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 9 dhjetor në vitin 1948.
Vendimi u arrit më 26 shkurt 2007 dhe paraqet një dokument të rëndësishëm të aktit juridik ndërkombëtar, pasi që gjykata më e lartë e OKB-së e ka cilësuar masakrën e muslimanëve në Srebrenicë si gjenocid. Megjithatë, për gjenocid nuk konsiderohet përgjegjëse Serbia dhe refuzon kërkesën për pagesën e kompensimit financiar, por e konsideron përgjegjëse se ka dështuar në parandalimin e krimit dhe të ndëshkojë autorët e krimit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit për fillimin e rishikimit të padisë së BeH-së kundër Serbisë është 26 shkurti i këtij viti.