Almir Terzic
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
SARAJEVË (AA) – Në rendin e ditës të seancës së nesërme të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme do të jetë shqyrtimi i aplikimit të Bosnje e Hercegovinës (BeH) për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke marrë parasysh se BeH ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për shqyrtim të aplikimit të saj dhe vendosjen e kësaj pike në rendin e ditës, pritet që vendi të marrë përgjigje pozitive në të cilën do të urdhërohet Komisioni të përgatisë pyetësorin për BeH-në.
Lidhur me këtë, nesër në Bruksel do të qëndrojë për vizitë pune kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç.