Besar Ademi
13 Shkurt 2016•Përditësim: 13 Shkurt 2016
SHKUP (AA) – Sonte në Gjykatën themelore Shkupi 1 u paraqitën ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, të cilët nga Prokuroria Speciale u apostrufuan si të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kriminaliz të procesit zgjedhor, raporton Anadolu Agency (AA).
I pari që u morr në pyetje ishte Edmond Temelko, ndërsa më vonë rreth orës 9 të mbrëmjes në Gjykatë u paraqit edhe Mile Janakieski. Të dy të akuzuarit u larguan nga Gjykata pas mesnatë dhe nuk pranuan të komentojnë rastin. Gjatë ditës së nesërme pritet vendimi i gjykatës.
Hetimi gjyqësor i Janakieskit dhe Temelkos vjen pasi prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe ekipi i saj paraditën e të premtes në aksionin “Titanik” kërkoi paraburgim për tetë personat të akuzuar për cenim të të drejtës zgjedhore, blerje të votave, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të fushatës zgjedhore.