Fatma Esma Arslan
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Franca për një kohë të shkurtër do të kthehet në ditët e vjetra, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry pas një takimi me Presidentin francez François Hollande në rezidencën Elysee ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.
Sekretari amerikan theksoi se me Hollande kanë diskutuar për hapat e ardhshëm kundër terrorizmit. Ai ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.
Sipas tij, DAESH-i ka humbur territore dhe ndodhet nën presion. "Duke sjellë në mendje shpërthimin në Liban, ngjarjet në Egjipt (rrëzimi i avionit rus), sulmin në Ankara dhe sulmet tani në Paris, tregon se duhet të intensifikojmë pëpjekjet tona për ti goditur sa më rrënjësisht ato", deklaroi Kerry.
Në sulmet të cilat përgjakën Parisin më 13 nëntor dhe për të përgjegjësinë e mori përsipër DAESH u vranë 129 persona dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.