Ahmet Gürhan Kartal
01 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Policia dhe shërbimet sekrete në Britani të Madhe në bazë të autorizimeve nuk do të kenë fuqi për të kontrolluar qytetarët, konkretisht historikun e kërkimeve të tyre në internet, deklaroi të dielën Sekretarja e Shtetit, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Ajo tha se pavarësisht vendimit, autorizimet që do të kenë hetuesit do të mundësojnë luftën kundër terrorizmit dhe pedofilisë në këtë kohë dixhitale.